Enkelejd Alibeaj do të mbledhë nesër në orën 13:00 grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
Mesazhi u është dërguar deputetëve nga Arbi Agalliu. Nuk dihet ende se për çfarë pritet që të diskutohet në mbledhjen e radhës që do të zhvillohet në selinë blu.
“Përshëndetje! Nesër në orën 13:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli. Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh.

