24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Epopeja e UÇK, 21 vite nga beteja e Prekazit, Kosova nis përkujtimin

spot_img

Sapo kishte hyrë 5 marsi i vitit 1998, diku pas orës 3 pas mesnate. Forca të shumta terroriste të policisë dhe të ushtrisë serbe me mjete të blinduara u vërsulën në shtëpitë e familjes Jashari, simbolin e qëndresës së shqiptarëve të Kosovës.
Për tri ditë me radhë u zhvillua aty beteja që përcaktoi të ardhmen e Kosovës, ua ktheu dinjitetin dhe nderimin armëve të kombit.
Sot Kosova nisi manifestimet treditëshe në përkujtim të 21-vjetorit të betejës së Prekazit, e cila shënoi edhe fillimin e luftës gati dy vjeçare në Kosovë.
Në një ceremoni të organizuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës për nder të fillimit të luftës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj veçuan rolin e kësaj force në mandatin e ri për të ruajtur paqen në vend. /real-news.tv/ 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat