24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Erdogan kritikohet për shfaqjen e pamjeve të sulmit në Zelandën e Re

spot_img

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u kritikua për shfaqjen e disa pamjeve nga sulmi në Zelandën e Re, për të rritur mbështetjen në tubimet zgjedhore.

Erdogan tha se një pjesë e manifestit të sulmuesit të dyshuar, Brenton Tarrant, ka pasur për qëllim të nxjerrë turqit jashtë Evropës.

Në një tubim zgjedhor të dielën, Erdogan tha se i dyshuari e ka vizituar Turqinë dy herë dhe se ka dashur që myslimanët turq të largohen nga territori evropian i Turqisë për në anën perëndimore të Ngushticës së Bosforit.

Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters, i porositi zyrtarët turq se shfaqja e videove “është e padrejtë” dhe se rrezikon qytetarët e tij jashtë vendit.

Pesëdhjetë persona janë vrarë në sulmin e së premtes në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.

Sulmuesi i dyshuar e ka transmetuar drejtpërdrejt aktin e tij në Facebook.

Në Zelandën e Re pamjet janë klasifikuar si një “publikim shqetësues” dhe shpërndarja ose posedimi i tyre konsiderohen shkelje.

Facebook ka thënë se ka fshirë 1.5 milion video të sulmit në mbarë botën, gjatë 24 orëve të para.

Po përse i shfaqi Erdogan këto pamje?

Tubimet e së dielës kishin për qëllim nxitjen e mbështetjes përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në fund të këtij muaji.

Motivi kryesor për shfaqjen e këtyre pamjeve ishte të dënonte islamofobinë globale – bashkë me reagimin e Perëndimit ndaj saj – dhe t’i kritikonte kundërshtarët politikë brenda Turqisë si të dobët./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat