fbpx

Erdogan: Nuk e kuptoj heshtjen e SHBA në lidhje me Khashoggin

erdogan-696x391.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se ai nuk mund të kuptoj heshtjen e SHBA-ve në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ngjarja e Khashoggit është një ngjarje që na shqetëson seriozisht për arsye se ka ndodhur në vendin tonë”.

“Gjithashtu edhe unë kam dëgjuar audio regjistrimin e vrasjes së Khashoggit. Nuk mund ta kuptoj heshtjen e SHBA-ve kundrejt kësaj egërsie”, u shpreh Erdoğan.

Erdoğan tha se Arabia Saudite duhet të japë përgjigje në lidhje me 22 personat përgjegjës për vdekjen e Khashoggit, duke përfshirë edhe 15 që kishin mbërritur në Turqi

Khashoggi, një gazetar i “The Washington Post”, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi pranoi se ai u vra brenda ndërtesës së konsullatës, duke thënë se vrasja ishte një operacion jashtë kompetencave dhe dijenisë së saj.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e shtetasve sauditë të përfshirë në vrasje, si dhe një llogaridhënie më të plotë nga ana e Rijadit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303