Dy shtylla e tensionit të lartë janë dëmtuar në Korçë.
Për pasojë shumë familje kanë mbetur pa energji elektrike.
OST ka publikuar një njoftim, ku bën me dije se stakimi i linjës është një akt terrorist i bërë me qëllim.
“Sot, në orën 17:05, është stakuar linja 110kV L-110-32, Korçë-Ersekë. Pas verifikimit të bërë nga brigada e njësisë operative Korçë, u konstatua se janë rrëzuar shtyllat numër 8 dhe numër 9, në afërsi të rrugës së Voskopojës.
Nga verifikimet e kryera, u konstatua që rrëzimi i shtyllave ka ardhur si pasojë e veprimeve të qëllimshme, duke dëmtuar konstruksionet metalike të tyre. Kjo linjë furnizon me energji rajonin e Ersekës, i cili për momentin është pa energji elektrike.
Gjithashtu, grupet e punës ndodhen në terren ku po punohet, në kushte jo të favorshme atmosferike, për të evidentuar dëmet e shkaktuara dhe marrjen e masave të nevojshme për riparimin e tyre me qëllim kthimin në normaliteti të situatës”, deklaron OST.

