Ervin Salianji pasi ka dalë nga Kuvendi ka vijuar para mediave akuzat e forta. Salianji deklaron se janë 3-4 ministra që janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.
“Më shumë se 430 milionë euro të grabitura nga xhepat e familjeve shqiptare. Edi Rama ka tre seanca që i fshihet dhe zhduket për shkak të aferës korruptive dhe ministrat mbrohen për fat të keq nga ish kolegë që pretendojnë se janë në opozitë,. Fokusi duhet të jetë në zbardhjen e kësaj afere që është e mbrojtur nga Edi Rama dhe grupi parlamentar i PS. Janë të përfshirë më shumë se 4 ministra pothuajse gjithë struktura e qeverisë është e përfshirë në këtë aferë korruptive dhe këto para u përdorën për tu blerë zgjedhjet dhe për të joshur persona të caktuara. Me këto para të vjedhura do të kishim një situatë, nuk do të kishim cmime të larta”

