Deputeti demokrat Ervin Salianji në një prononcim për media deklaroi se beson se Lulzim Basha do të japë dorëheqjen nga kreu i PD-së.
Sipas Salianjit, gjendja e PD-së është e vështirë, për shkak të mungesës së besimit që qytetarët kanë te Lulzim Basha.
“Për fat të keq kjo krizë vjen për shkak të mungesës së besimit që qytetarët kanë personalisht te Lulzim Basha, mesa shoh unë do të ketë një dorëheqje”, tha shkurtimisht Salianji.Jo vetëm kaq, por Salianji u shpreh se në PD nuk ka vend për përjashtimin e askujt. Ndërkohë Lulzim Basha ende nuk ka mbërritur në Kuvend.

