fbpx

Është bojkotuar kampionati, Rama bën lëvizjen e radhës

Në lidhje me bojkotin e klubeve të Superiores për mosnisjen e kampionatit, Kryeministri Rama ka marrë vendimin që të autorizojë depuettin Fidel Ylli si përfaqësues fuqiplotë të qeverisë që të negociojë me përfaqësuesit e Ligës Profesioniste të Futbollit.

“Si i ngarkuar nga qeveria, së cilës i janë drejtuar edhe kërkesat e Ligës Profesioniste, me porosi dhe i ngarkuar nga kryeministri Rama, ftoj përfaqësuesit e Ligës Profesioniste të Futbollit në një tryezë pune për të gjetur rrugët e zgjidhjes së kërkesave që ata kanë.

Qeveria shqiptare dhe mazhoranca kanë patur vëmendjen e plotë te infrastruktura ligjore, duke miratuar një seri ligjesh dhe në këtë kuadër mirëpres Ligën Profesioniste të Futbollit për të negociuar dhe gjetur rrugët  e mundshme të zgjidhjes. Vullneti nuk ka munguar asnjëherë dhe predispozicioni është i përhershëm. Mirëpres në çdo moment komunikimin për ngritjen e shpejtë të programit të diskutimeve”, ka thënë vetë Ylli për ABC Neës.