fbpx

“Është koha të ndjekim shembullin e Maqedonisë”. Pedagogu kërkesë AMA-s: Hiq taskat për…

Ish-anëtari i  AMA, njëherësh pedagogu Zylyftar Bregu, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, i ka kërkuar AMA-s që të heqë taksat për radiot dhe televizionet, kjo pasi Maqedonia e Veriut sapo e ka bërë.

Sipas Bregut në këtë periudhë krahas mjekëve dhe infermierëve dhe gazetarët janë heronj të informimit të publikut.

“Është koha që AMA në Tiranë të ndjekë shembullin e fqinjit tonë, sigurisht duke e shoqëruar këtë me një platformë të detajuar.

Vetëm në këtë mënyrë AMA do të ketë moral tu kërkojë radiove dhe televizioneve të transmetojnë pa pagesë mesazhet sensibilizuese falas, për të cilën ka edhe një rregullore.”- shkruan Bregu.

Postimi i plotë

AMA duhet të heqë taksat për radiot dhe televizionet. Maqedonia sapo e bëri për dy vjet radhazi!

Me të drejtë sot krahas doktorëve dhe mjekëve gazetarët janë heronjtë e informimit, dhe edukimit të publikut.

Sigurisht që shteti duhet dhe mund ti ndihmojë kompanitë mediatike në forma të ndryshme.

Por, media ka një tjetër “Kishë” ku falet, e ky është Autoriteti i Mediave Audiovizive, që licenson, taton, kontrollon e gjobit mediat audiovizive.

Autoriteti rregullator në Maqedoni sapo ka vendosur që për dy vjet, pra për vitet 2019 dhe 2020 të mos marrë asnjë lekë nga mediat radifonike, televizive dhe kabllorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Madje ata që I kanë paguar do ti marrin mbarpasht.

Një vendim kurajoz, human dhe që demostron edhe një herë se autoriteti nuk është vetëm “shkop” për mediat, kur ata mund të kapërcejnë vijën etike dhe ligjore. Por plotëson edhe kushtin tjetër të rregullatorit që ndihmon mediat kur ato janë në vështirësi.

Është koha që AMA në Tiranë të ndjekë shembullin e fqinjit tonë, sigurisht duke e shoqëruar këtë me një platformë të detajuar.

Vetëm në këtë mënyrë AMA do të ketë moral tu kërkojë radiove dhe televizioneve të transmetojnë pa pagesë mesazhet sensibilizuese falas, për të cilën ka edhe një rregullore.