fbpx

EULEX-i përfundon pas 8 orëve bastisjen e zyrave të veteranëve të UÇK-së

Aksioni i filluar në orët e mëngjesit nga zyrtarët e Gjykatës Speciale në selinë e OVL të UÇK-së ka përfunduar pas rreth 8 orëve bastisje.

Përfundimin e aksionit e ka konfirmuar sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku në një deklaratë para mediave bashkë me avokatin Tomë Gashi.

“Sot ka ndodhur në bastisje e jashtëligjshme pasi Gjykata Speciale nuk ka mandat prej datës 2 gusht. Pjesëtarët e Speciales kanë ardhur si në kohën e ish-Jugosllavisë”, tha ai.

Klinaku ka thënë se bastisja ka zgjatur pasi ai nuk ka pranuar që të bastisen zyrat pa qenë ai prezent në çdo dhomë.

Klinaku ka thënë se bastisja tashmë ka përfunduar dhe janë marrë vetëm kompjutera.