fbpx

“Europa Nostra”, letër Presidentit Meta: Teatri Kombëtar ka rëndësi edhe në Europë!

Teatri-Kombëtar-750x375.jpg

Dy muaj më parë, zëri europian për mbrojtjen e kulturës, “Europa Nostra” e renditi Teatrin Kombëtar mes 7 vendeve më të rrezikuara, sot një tjetër hap zyrtar nga ky institucion del në mbrojtje të godinës.

Presidenti Ekzekutiv i “Europa Nostra”, Herman Parzinger, u ka nisur letra sensibilizuese drejtuesve politikë shqiptarë në lidhje me shqetësimin për godinën. Duke e konsideruar si plan alarmant, Parzinger thotë se Teatri Kombëtar ka rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore, jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në vend, por edhe në Europë. Këtë shqetësim ai ia përcjell Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj.

Amfiteatri i Durrësit dhe Kishat Post-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq, kanë qenë dy raste të tjera ku “Europa Nostra” ka ndërhyrë për Shqipërinë dhe ka gjetur bashkëpunim me poltikën shqiptare. Në këto letra theksohet se këto plane për kulturën europiane do të ishin të mjerueshme nëse do të ndodhnin ndaj edhe kërkon nga aktorët politikë të sensibilizohen për të ruajtur këtë ndërtesë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303