fbpx

Eurostat: Çmimet në Shqipëri, të larta për ushqimet dhe hotelet gjatë shkurtit

Shporta-780x439.jpg

Gjatë muajit shkurt çmimet u rriten me ritme më të larta për ushqimet dhe për hotelet, sipas një metodologjie të Eurostat për matjen e inflacionit.

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt2019 është 2,1%.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 4,9%, vërehet në grupet“Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar ngagrupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,8%,“Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3%, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,5%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 %, “Argëtim dhe kulturë”, me 0,1 %.

Në muajinShkurt2019, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është0,8%.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritjae çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%,pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Transporti” dhe“Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 % secili.

Ndërsa, grupi “Veshje dhe këpucë” pati një ulje prej 0,1 %, krahasuar me muajin e mëparshëm.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”. /Monitor.al

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303