Evazion fiskal/ Prokuroria kërkon të lejë pas hekurave 14 biznesmenët

eva.jpg

Prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për 14 biznesmenët e arrestuar për evazion fiskal dhe ‘arrest shtëpie’ për një prej tyre. Bëhet fjalë për shtetasit; Haxhi Sala, Ilia Dimo, Vasil Korita, Shkëlqim Prodani, Besnik Pelivani, Vangjush Mbriçi, Mhill Ndreca, Shpresa Joanidhi, Paqsor Buzi, Ardian Bejko, Astrit Lala, Fatmir Firi, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni. Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar ‘arrest shtëpie’ për biznesmenin Shkëlqim Prodani.

Prokurorja Elisabeta Imeraj, njëherësh drejtuese e prokurorisë së Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat e krijimit të skemave mashtruese,  falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.

“Kërkoj vlerësim të ligjshëm të arrestit për të gjithë të pandehurit. Rezultojnë dyshime të arsyeshme se subjektet kanë krijuar skemë mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar. Janë kryer një sërë verifikimesh në lidhje me veprën penale” u shpreh drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, që është edhe prokurore e çështjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303