TË FUNDIT

Faji i Berishës ishte se s’ia dha plumbin në ballë atyre që ishin me Zani Çaushin’/ Fjalimi i Topallit prek Baton Haxhiun: Krim

Moderatori Blendi Fevziu i ka rikthyer një video të disa dekadave më parë ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. E ftuar në emisionin “Opinion” përballë Gramoz Ruçit dhe Skënder Gjinushit, Topalli shprehej se faji më i madh i Sali Berishës ishte fakti që nuk kishte vrarë shoqëruesit e Zani Çaushit, kreu i bandës së Çoles. Në studio deklarata e Topallit, preku analistin Baton Haxhiu.

PJESË NGA EMISIONI:

*Fevziu rikthen një video të Jozefina Topallit nga fushata e viteve më parë përballë Gramoz Ruçit dhe Skënder Gjinushit: Faji i Sali Berishës ishte se nuk i dha plumbin në ballë atyre që ishin me Zani Çaushin. Nëse ka një faj Berisha, ky është faji i tij.

Dashamir Shehi: E kam thënë vetë i pari këtë.

Baton Haxhiu: E kam pas krim këtë fjali të Jozefinës. Kjo është e vetmja periudhë që unë e kam përkrah Jozefinën. Nuk bëhet ajo punë. Ka bërë shkarje.

Jozefina Topalli: Berisha nuk më tha asnjë fjalë. Të tjerët më kritikuan.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat