Falsifikim lekësh dhe tentativë vjedhje, kapen 2 persona, një tjetër në kërkim

Një person është kapur në qytetin e Këlcyrës, pasi kishte falsifikuar 3400 euro. Në pranga ka rënë shtetasi Neuland Miçi banues në Tepelenë, i cili ka falsifikuar  3400 euro me kartëmonedha 100 dhe 50 false.

Ndërsa në fshatin Kodër në Gjirokastër është arrestuar në flagrancë shtetasi Reoland Cacaj.

Reoland Cacaj, në bashkëpunim me një shtetas të paidentifikuar gjatës natës ka tentuar të vjedh banesën e shtetasit Z.N.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.