Babai i Dua Lipas, Dukagjin Lipa ka reaguar në lidhje me vizitën e tij të fundit në Shqipëri bashkë me familjen.
Lipa përmes një postimi në Instagram ka komentuar mbresat që i la vizita në Tiranë.
Një ditë më parë ai bashkë me Dua Lipën dhe pjesën tjetër të familjes kanë takuar kryeministrin edi Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim, por më shumë përshtypje Dukagjinit duket se i ka lënë vizita në rezidencën mbretërore të Shqipërisë.
Dukagjin Lipa falenderon të afërmit e tij u ndjenë pjesë e familjes shqiptare.
“Vizita në Rezidencën Mbretërore Shqiptare me Kryeministrin shqiptar Z. Edi Rama ishte një përvojë unike. Faleminderit shumë që na bëtë të ndjehemi pjesë e familjes suaj.
Me dashuri dhe respekt. Familja Lipa”, shkruan ai

