fbpx

Familja me 4 anëtarë u shua në aksidentin tragjik, flet babai i Silvana Gushit: Do kërkoj drejtësi derisa të kem frymë

Screenshot_4-16.png

Eduard dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe, si dhe dy vajzat e saj të mitura, Eva dhe Anastasia mbetën të vdekur në aksidentin tragjik. Babai i Silvana Gushit ka reaguar për emisionin “Zemër të hapur”, ku thotë se e vetmja gjë që kërkonte ishte drejtësia.

“Jam i helmuari i atyre të katërtave. Jam babai i Silvanës. Kërkoj me gjithë forcën dhe sa të jetë fryma, edhe nëse nuk përgjigjet drejtësia shqiptare, do e shkrij jetën dhe të më kthehet gjaku që humba 4 persona. I bëj apel Gjykatës, avokatëve, ata që kanë shpirtin human dhe kanë pak njërzillëk, të venë dorë dhe të japin atë që kërkoj sot. Faleminderit të gjithëve atyre, që janë sensibilizuar. Me keqardhje më jepnin ngushëllimet e përzemërta. Këta fëmijë, për ata që kanë shpirtin e mirë, të pastër, dashurinë e fëmijës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303