Presidenti Ilir Meta ka dalë me një postim në rrjetin social Facebook ku kërkon sensibilizimin e qytetarëve për të mbështetur familjet që jetojnë me të ardhura minimale.
‘Sot në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, rreth 930,457 qytetarë. Prej tyre, janë 64,710 familje në ndihmë ekonomike, me të ardhura për person në 0.7 USD/ditë. Rreth 46,742 qytetarë me pension familjar mujor, që jetojnë me të ardhura 2 USD/ditë. Rreth 440,579 pensionistë në zonat urbane, me të ardhura në 4.8 USD/ditë. Rreth 63,099 pensionistë invalidë, me të ardhura në 4.4 USD/ditë. Rreth 103,626 pensionistë të zonave rurale, me të ardhura në 2.8 USD/ditë. Rreth 5,755 të papunë, që trajtohen me ndihmë ekonomike në 4.5 USD/ditë. Në kushtet kur çmimet e mallrave ushqimore po rriten abuzivisht me të paktën 10% dhe çmimi i karburanteve me rreth 30%, si do të jetojnë dhe do ta përballojnë koston e lartë të produkteve bazike 930,457 qytetarë me të ardhura nën 5.5 USD/ditë?! Koha për t’i mbështetur pa vonesë këto familje dhe këta qytetarë!’- shkruan Meta.

