“Ferrari i motrës”/ Mikesha e Çomos komenton ndryshimin e saj drastik

como-768x438.jpg

Vera Ostreni, mikesha e ngushtë e Najada Çomos, kandidates për deputete ka komentuar ndryshimin e befasishëm në paraqitjen e kësaj të fundit. Në një lidhje me Skype në “Ftesë në 5”, Ostreni tha se i mungojnë flokët e kuq të doktoreshës.

Ajo shtoi më tej se gjithmonë e ka thirrur “o ferrari i motrës” për pothuajse 13 vite, por që tashmë nuk do ta bëjë më këtë gjë.

“Najada ka qenë e bukur gjithmonë, jo vetëm fizikisht por në shpirt, në sjellje etj… Shokët, shoqet e fakultetit apo kolegët e punës edhe kur nuk u ka pëlqyer diçka nga “look-u” transgresiv nuk është se s’ kanë guxuar ta thonë, por kanë menduar që ajo është Najada dhe ne e pranojmë kështu siç është. Mua personalisht më mungojnë flokët e kuq! Do më mungojë t’i thërras “o ferrari i motrës” siç i kam thirrur gjatë 12-13 viteve me flokë të kuq,”- u shpreh ajo.

Çomo, nga gruaja me flokë të kuqe është bërë një zonjë me një pamje natyrale. Dje kandidatja për deputete u shfaq me pamjen e re dhe transforimi i saj, i befasoi të gjithë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303