Festohet sot 80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar

da967c36d9ed5dfc744fa8cc6fddf7aa_L.jpg

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka kujtuar sot 80 vjetorin e ndërtimit të rrethit kulturor italo-shqiptar ‘Skanderbeg’, që më vonë u quajt Teatri Kombëtar.

Përmes një foto të postuar në rrjetet sociale, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, e quan këtë vepër unike në Shqipëri dhe me një arkitekturë inovative, e cila ishte në origjinë tipi konstruktiv amerikan ‘balloon frame’.

Në fund Forumi e konsideron një mrekulli të arkitekturës racionaliste të paraluftës.

‘80 vjet si sot, me 8 gusht 1939, inaugurohet ne te ashtuquajturen “rruga e Sahatit”, rrethi kulturor italo-shqiptar “Skanderbeg”, me ne qender ate qe do quhej me pas Teatri Kombetar – nje veper unike ne Shqiperi e arkitektures inovative ne origjine te se ciles ishte tipi konstruktiv amerikan “balloon frame” dhe rifiniturat eksperintale murore te parafabrikuara, te padjegeshme, antisizmike dhe termoizoluese njekohesisht. Nje mrekulli e arkitektures racionaliste te paraluftes’, shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303