23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Fier, babë e bir kapen me kanabis. Ja ku e kishin fshehur!

spot_img

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi në banesën e tyre u gjet një sasi prej 31 kg kanaabis.

Policia thotë se falë bashkëpunimit me qytetarët si dhe punës së mirëorganizuar, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar “Lënginas”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit B.G, 51 vjeç dhe djali i tij A.G, 27 vjeç, banues në Patos. “Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis”, sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat