TË FUNDIT

Fier, grabiten 7 milionë lekë në një banesë

Një banesë ka rënë pre e grabitjes në fshatin Ferras në Fier. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në banesën e Namik Hykës.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë  vjedhur 7 milionë lekë të vjetra, një televizor dhe një kompjuter. Grabitësit kanë shqyer derën e shtëpisë, duke u futur brenda, ndërkohë që në të nuk kishte njeri. Banesa ndodhet në katin e tretë të një pallati. Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes duke marre shenjat e lëna në banesë nga grabitësi./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat