Fieri ‘pushtohet’ nga flakët, digjen shumë rrënjë ullinjsh

Një zjarr i madh ka përfshirë sot pyllin në fshatin Vreshtas dhe Gjorgos në Fier.

Nga pamjet nga vendngjarja shihet se tymi ka mbuluar zonën.

Deri më tani mësohet se janë djegur disa rrënjë ullinjsh dhe rrezikohet një banesë aty pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe po punohet për shuarjen e flakëve ndërkohë që terreni i vështirë e bën më të komplikuar situatën.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së flakëve, ndërkohë që në fshatin Vreshtas ka mbërritur edhe drejtori i MZSh-së në Patos, Alket Halimi.