Filmi “Nëntori i ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina, është nderuar me çmimin special të jurisë.
Lajmin e ka bërë të ditur aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, përmes një postimi në Facebook.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që nga festivali i jashtëzakonshëm ‘goEast’ në Wiesbaden, Gjermani, kthehemi me çmimin special të jurisë për filmin “Cold November”. Ky është çmimi i tretë për filmin deri tash. Urime ekipit”

Filmi “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës. /real-news.tv

