Filmi ‘Zgjoi’/ Ambasada Amerikane jep mesazhin e rëndësishëm

zgjoi.png

Filmi ‘Zgjoi’ është futur në listën e ngushtë për nominim nga ‘Oscar’ në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka uruar regjisoren Blerta Basholli e po ashtu edhe gjithë ekipin që qëndron prapa filmit të suksesshëm “Zgjoi”.

Siç është njoftuar, “Hive” tashmë ndodhet në listën e ngushtë të 15 filmave të mundshëm për t’u nominuar.

Këtë e kanë bërë të ditur në një njoftim të shpërndarë me ndjekësit në Facebook, raporton Telegrafi.

“Lajm i mrekullueshëm! ‘Hive’ përfshihet në listën e ngushtë në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar për Çmimet e 94-ta të Akademisë. Bravo Blerta Basholli dhe ekipit”, thuhet në postimin e ambasadës.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303