Një 36-vjeçar, që ishte shpallur fitues i ‘Llotarisë Amerikane’ u zbulua se kishte falsifikuar dokumentin e diplomimit të shkollës së mesme.
Ç. Tupa, nga fshati Zabzun i Librazhdit u arrestua me urdhër të Prokurorisë bashkë me drejtorin e gjimnazit ‘Shefqet Dosku’ në Dorëz Dashnor Hysa.
Zyrtarët e ambasadës amerikane zbuluan se Tupa i kishte paguar 2 mijë € Hysës për falsifikimin e një diplome të gjimnazit.
Por nga verifikimet e Policisë Shkencore, rezultonte se Tupa nuk kishte ndjekur arsimin e mesëm në këtë shkollë.
Pavarësisht pretendimeve të drejtorit se Ç. Tupa ishte i regjistruar në këtë shkollë, hetimet provojnë të kundërtën.