fbpx

Fitoi lotarinë amerikane dhe falsifikoi diplomën, shkodranit i ndodh gjëma në ambasadë

b598994ef62c3f2731bab3f11a3b88ab_L.jpg

Shkodrani Agron Selmani është arrestuar nga Forcat ‘Shqiponja’ sapo ka dalë nga Ambasada e SHBA ku kishte shkuar për tu intervistuar, pasi kishte fituar Lotarinë.

41 vjeçari është arrestuar ditën e sotme në Tiranë sapo ka dalë nga godina e Ambasadës Amerikane, ku ishte paraqitur për të dhënë intervistën pasi kishte rezultuar fitues në Lotarinë Amerikane. Fotot e siguruara nga Top Channel tregojnë Selmanin teksa shoqërohet nga efektivët e ‘Shqiponjave’ pasi Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS në Ambasadë zbuloi falsifikimin, i cili konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Agron Selmani ka dorëzuar në Ambasadë një diplomë që tregonte se ai kishte kryer studimet në shkollën e mesme ‘Jordan Misja’ në Shkodër, por nga verifikimet e Ambasadës, është zbuluar se në fakt 41 vjeçari nuk kishte qenë asnjëherë i regjistruar në këtë shkollë dhe se diploma ishte false.

Tashmë nga fitues i Lotarisë Agron Selmani akuzohet për falsifikim dokumentash dhe mashtrim me vizat dhe rrezikon burgun.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303