TË FUNDIT

Fituesit në “Primare”/ Lulzim Basha: Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re

Partia Demokratike ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidatëve fitues në “Primaret” e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit.

Sipas PD, ish kryeministri Sali Berisha dhe të gjithë kandidatët të cilët rezultonin fitues në “Primare” nuk kishin asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Reagimi i Plotë nga PD:

Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.

Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumëro. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat