fbpx

Fjalimi i Ramës para deputetëve të PS, Salianji nuk kursehet: I konsumuar, i degraduar…

ervin-salianji-707x450-707x433.jpg

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar fjalimin e djeshëm të Ramës përpara deputetëve të tij, teksa i pyeste se nëse është kryeministri më i mirë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Për Neës24, Salianji tha se kryeministri dukej në atë fjali shumë i konsumuar dhe i degraduar.

Salianji thekson se Rama në atë mbledhje dukej sikur po jepte fjalimin e lamtumirës.

“Shqiptarët dje prisnin që Edi Rama t’ju thoshte sesi do të bëhen shumë gjëra që kanë lidhje me shkollën, më çdo gjë. Fjalimi dukesh si fjalim lamtumire. Tregohej një njeri i konsumuar dhe e degraduar. Ata persona që paraqiti janë të degraduar, janë të njëjtët fytyra dhe njerëz të babëzitur që me fytyrat e tyre kanë laruar 500 mijë shqiptarë nga vendi.  Në vend pasurohen 10 persona”, tha Salianji.

Ervin Salianji nënvizoi se opozita e bashkuar ka kaluar kandidatët në filtra, do të nxjerrë më të mirët në garë dhe do të arrijë fitore në zgjedhjet e vitit 2021.

“Tashmë pritet vetëm rotacioni politik. Rama nuk është i interesuar për të luftuar korrupsionin dhe pasuruar shqiptarët, por është i interesuar të bëjë propagandë. Gjeti se PS e ka humbur mbështetjen tashmë në popull.

Padiskutim ishte një fjalim lamtumire. Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë të PD-së bëhet me kujdes. Edhe dje ambasadorja amerikane tha se listat nuk duhet të ketë njerëz të inkriminuar. Pritet vetëm formalizimi i kandidatëve, pasi të kalojnë në filtra”, përmbylli Salianji.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303