TË FUNDIT

Fjalori banal/Mustafaj: Rama fajtor, Berisha me logjikë

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka komentuar përplasjen e djeshme në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke iu referuar fjalorit banal në Kuvend Mustafaj tha se gjuha e përdorur nga Berisha ishte tërësisht logjike dhe politike në momentin kur i kërkoi llogari Ramës për gruan dhe punën që ajo bën në bankë. Ndërsa Rama, sipas tij ishte “fajtori” i debatit në Kuvendin e Shqipërisë pasi ktheu debatin politik në debat personal.

“Është pjesë e humbjes së logjikës që ka debati ynë politik. Nuk është gjë e shkëputur. Për hir të së vërtetës Berisha ka qenë logjik dhe politik kur i kërkoi llogaria për punën e gruas në bankë. Ajo që është anormale është nervozizmi i kryeministrit. E para Rama gënjeu kur tha se kjo bankë kontrollohet nga enti i SHBA-së. E dyta: E ktheu debatin nga legjitim në privat. Unë po flas për pjesën e parë që u bë shkak i degradimit të debatit në Parlament. Për mua Rama gaboi dhe gënjeu në Parlament. Ka diçka që nuk shkon. Mënyra më e mirë tek ne për të mos u përgjigjur është shmangia nga çështja. Nuk ka përgjigje që i interesojnë interesit publik, por bëhet një debat personal”, tha Mustafaj./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat