TË FUNDIT

Flamur Noka i bindur në fitore: ‘Shoqata e bravave’ është braktisur

Deputeti Flamur Noka pasi ka votuar në zgjedhjet primare që po zhvillohen në Bashkinë Vorë ka deklaruar për mediat se demokratët realë janë fitues.

Noka theksoi se bashkia e Vorës ka pjesëmarrje të shkëlqyer në procesin e votimit dhe u shpreh i bindur për fitoren.

Pjesë nga deklarata:

Noka: Demokracia direkte që i jep vlerë votës, anëtarësia vendos se kush do udheheqë garën elektorale, ndryshe nga modeli i zarfave dhe emërimeve.

-A ka braktisje të procesit të votimit?

Noka: Sot demokratët e Vorës do të vendosin për përfaqësimin e tyre me votë dhe pjesmarrja do jetë e shkëlqyer. Demokratët realë duhet të jenë të gjithë në votime, ata të letrave sigurisht jo. Shoqata e ka fryrë numrin, të gjihë e dimë sa anetarë realë ka në çdo degë, në Shkodër ka radhë të gjata.

-Me kë e keni betejën?

Noka: Me Edi Ramën, përballë regjimit, sigurisht do merremi dhe me shoqatën.

-A do ta merrni bashkinë e Vorës?

Noka: Sigurisht, nuk ka rast të kundërt. Kam dy intelektualë të qytetit që do jenë përfaqësia.

Shoqata e bravave, të jemi të sigurt që kandidatët tanë janë të përzgjedhur në mënyrë demokratike, më të mirë dhe fitues. Se si do regjistrohen ata do e shikoni ditën e hënë ose të martë.

-A ka ndonjë marrëveshje me ndonjë aleat

Noka: Shoqata e bravave është braktisur, nuk ka asnjë aleat. Është skenari gati dhe nxjerr forcën tonë fituese.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat