Flamurtari/Daja: Arrijmë zonën Evropiane

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja është shprehur i kënaqur për pikën e marrë në një fushë të vështirë si ajo e Gjirokastrës. Në prononcimin e tij për mediat, tekniku ka konfirmuar se nga loja e zhvilluar në fushën e lojës, rezultati i drejtë ishte barazimi.

Mendoj se kemi bërë një kampionat të mirë. Kemi pasur shumë mungesa dhe mendoj se lojtarët që ishin në dispozicion dhanë maksimumin, edhe kur ekipi kundërshtarë kishte motivimin maksimal për të fituar ndeshjen. Vazhdojmë të jemi në një pozicion ku nuk i kemi larg skuadrat që luftojnë për një vend në UEFA. Por besoj se nëse do të kemi edhe kontigjentin në favorin tonë do të bëjmë akoma më mirë se sa kemi bërë deri më tani. Në fund fare, Flamurtari nuk ka treguar asnjëherë maksimumin e vet, pasi gjatë rrugës kemi hasur probleme qoftë me dëmtimet dhe me federimet e vonshme të lojtarëve “-tha Daja./real-news.tv/