TË FUNDIT

Flet avokati: Ju rrëfej pse po vonohet vendimi për Saimir Tahirin

Ora 16:00 ishte vendosur orari për shpalljen e vendimit nga Krimet e Rënda për Saimir Tahirin.

Ndërkohë, është rrëfyer avokati i tij, Maks Haxhia i cili thotë se duke pasur parasysh kohën që po merr gjykata, nuk ka shpjegim tjetër veçse bashkë me vendimin, të jepet edhe arsyetimi.

“Brenda orës 6, thamë do shpallej vendimi, vonesa s’ka shpjegim tjetër se trupi gjykues është duke arsyetuar gjithë vendimin dhe do shpallë një vendim të plotë, jo vetëm diapozitivin. Gjykata s’ka zgjidhje tjetër veçse të japë pafajësinë”, tha avokati për ‘Open’.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat