fbpx

Flet ekspertja e ekonomisë, rindërtimi pas tërmetit: Çdo pushtet do të kishte mangësi

teremti-demte.jpg

 

Ka kaluar thjesht  1 vit nga tërmeti i 26 nëntori që goditi vendin tonë, duke marrë 51 jetë njerëzish. Po ashtu mijëra persona mbetën pa banesat e tyre. Ekspertja e ekonomisë Elisabeta Katiaj, në një intervistë për ABC, me gazetarin Endri Xhafo foli për procesin e Rindërtimit dhe impaktin në ekonomi.

Katiaj u shpreh se ekonomia është në rënie të vazhdueshme edhe për shkak të pandemisë, por ajo shtoi se faza e rindërtimit do të konkludohet me investime të reja strategjike që sipas saj janë në pritje.

“Ka investime strategjike, siç janë portet aeroportet, hekurudhat… Ka mjaftueshëm projekte në vend për tu realizuar. Projekte që kanë nisur hapat e negocimit, pavarësisht se momenti tani është jo i favorshëm dhe investimet e huaja sot janë të tkurrura. Por kam përshtypjen se viti 2021 do të ndryshojë vizioni për të ardhmen”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës, ekspertja e ekonomisë tha se procesi i Rindërtimit ka sjellë një efekt pozitiv në vend, pavarësisht goditjeve që ka ndërmarrë.

“Situatën e tërmetit nuk dua ta politizoj. Administrimi, në çdo lloj pushteti të ishte, do të kishte mangësitë e veta. Por si qytetare dhe analiste shohim shifrat që  vijojnë të jenë në rritje në sektorin e rindërtimi. Patjetër që ka edhe ndërtime në sektorin privat në zhvillim e sipër, dhe mënyra e administrimit ka ngërçet e veta, pasi është një situatë e paparashikuar më parë. Nuk mendoj që ekspertët presin një administrim në idealizëm në rindërtim.

Dua të them që rindërtimi po vijon, por që vështirësi nuk është krijuar nga politika apo vet qytetarët. Këto janë çështje të cilat në çdo lloj situate janë të kritikueshme”, tha më tej Katiaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303