23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Flet motra e 39-vjeçares: Erdgysi më kërcënoi! Nëse të dhimbset jeta, fshiji videot që ke! S’morëm pjesë në varrimin e mbesës! Almën duam që ta varrosim në..

spot_img

Motra e Alma Arrazit, që u hodh në lumin Bunë së bashku me tre fëmijët më 2 maj, ka treguar arsyet që çuan 39-vjeçaren drejt aktit tragjik.

Ajo ka treguar se Alma Arrazi nuk kishte bukë për fëmijët, ndërsa i shoqi i harxhonte paratë me të dashurën e tij.

Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde”, u shpreh ajo, duke shtuar se Alma Arrazi nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijëve të saj.

“Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijës të motrës time”, ka rrëfyer ajo në emisionin “Breaking”.

Sa i përket akuzave të Erdgys Arrazit dhe famijarëve të tij se 39-vjeçarja kishte probleme të shëndetin mendor, e motra e Almës i mohoi duke dreklaruar se “ajo ishte një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë” dhe se pretendimet e tyre janë shpikje.

Ajo u shpreh se nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e mortore të mbesës 9-vjeçare pasi nuk i kanë thërritur familjarët e Erdgys Arrazit dhe se motrën duan që ta varrosin në Durrës.

“Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë

Nuk kam marrë pjesë në ceremoni, ju lutem shumë që motrën time ta varrosim në Durrës, s’ka lidhje ta varrosim në Shkodër. Nuk ka kanë thërritur për ceremoninë mortore”, u shpreh ajo.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat