Ministria e Shëndetësisë ka vendosur hapjen e parakohshme të 3 qendrave shëndetësore 24 orëshe për urgjencat pediatrike, bazuar në fluksin e lartë të ditëve të fundit në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,
Ministrja Manastirliu pa nga afër situatën në Pediatrinë e Tiranës, ku vlerësoi punën e stafit mjekësor në përballimin e situatës dhe lajmëroi hapjen e qendrave të reja për të shfryrë fluksin në QSUT.
“Nisur nga fluksi i lartë i rasteve gjatë tre ditëve të fundit, edhe pse është një periudhë e pazakontë e vitit, kemi vendosur të hapim tre qendra me shërbim 24 orë, në mënyrë që prindërit t’i çojnë fëmijët pranë qendrave shëndetësore për të marrë shërbimin e pediatrit, pa patur nevojë të presin me rradhë të gjata në QSUT”, tha Manastirliu.
Do të jenë Qendra Shëndetësore nr. 7 në Laprakë, Qendra Shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut dhe Qendra Shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut.

