FMN: Greqia ndër vendet me rritje ekonomike të lartë në eurozonë

Greqia ka hyrë në një periudhë të rritjes ekonomike që e vendos atë “në mesin e vendeve me rritjen ekonomike më të mirë në eurozonë”.

Ky gjykim vjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të ri mbi ekonominë greke.

Një zyrtar i lartë i FMN tha se ka shumë zhvillime pozitive në ekonominë e Greqisë.

Sipas FMN, ekonomia greke mbetet ende e ndjeshme, reforma të mëtejshme nevojiten dhe papunësia mbetet ende në nivele të larta.

Në 2009 Greqia u prek nga kriza financiare dhe ekonomia e saj u godit rëndë.

Greqia është gjithashtu vendi që ka marrë më shumë kredi, disa nga FMN.

Por sipas FMN dhe BE-së, Greqia ka bërë mjaft progres./real-news.tv/