Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA ka rrethuar mëngjesin e sotëm Vlorën ku ushtruan një aksion blic anti-drogë.
Raportohet se forcat e shumta të policisë kanë kontrolluar banesa dhe automjete të shumë personave, të cilët dyshohet se merren me trafik droge.
Thuhet se disa persona janë shoqëruar në polici, por detaje të reja priten që të zbardhen.

