TË FUNDIT

Foltorja në Vaun e Dejës/ Berisha: Merr fund praktika e emërimeve nga lart dhe zarfeve me euro

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot Foltoren në Vaun e Dejës. Berisha ka folur për primaret e mbajtura në degët e PD në 6 bashkitë e vendit.

Kam kënaqësi të veçantë se takohem sot me ju në një ditë të rëndësishme për PD por dhe për vendin. Sot në 6 bashki të Shqipërisë, Shkodër, Durrës, Peshkopi, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë, anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre të lirë kandidaten apo kandidatin për qytetar të parë. Unë mendoj se kjo është një arritje e madhe. 4 muaj më parë e premtuam këtë praktikë, u zotuam se do rikthenim votën e lirë. Sot ajo po ushtrohet nga mijëra demorkatë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve tuaj. Ju jap fjalën se ju me votën tuaj do zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive por edhe këshilltarët, deputetët dhe në të ardhmen e afërt edhe kryeministrin tuaj. Merr fund praktika e emërimeve nga lart dhe zarfeve me euro për të fituar këtë emërim.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat