Formula 1/ Bottas niset i pari, ja nga cili pozicion do nisen Hamilton e Vettel

Valtteri Bottas vijon të surprizojë në Botërorin e ri të Formula 1.

Piloti finlandez regjistroi kohën më të mirë në pistën e “Baku City Circuit”, për të fituar pole-position në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. 29 vjeçari i Mercedez e preu finishin në kohën 1 minutë 40 sekonda e 495 të qintat.

Me shumë pak të qintat pas tij u rendit shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton. Në kohën 1:40 ishte edhe piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, ndërkohë që linjën e parë të nisjes e plotëson piloti i Red Bull, Verstappen.

Gara në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit zhvillohet pasditen e nesërme.

Klasifikimi: