Rreth 200 varre antike ilire janë zbuluar në Greqi.
Mirëpo, bëhet me dije se vetëm 6 prej tyre ishin më të dallueshme, pasi ishin të veçuara të rrethuara me gurë dhe të shtruara me pllaka guri.
Fatkeqësisht, arkeologët zbuluan se në një pjesë të madhe të tyre varret janë plaçkitur.
Sipas arkeologëve, varret e lashta janë të “llojit Ilir” dhe në to u zbuluan armatura, heshta hekuri dhe helmeta ilire, por edhe zbukurime ari.
Arkeologët i kanë zbuluar këto varre në Aklada të Follorinës.
Dy shpata hekuri, dy shtiza dhe një helmetë bronzi ilire u gjetën të vendosura rreth një vazoje të dekoruar me një grua që mban një pëllumb dhe një sfinks me lirë që qëndron mbi fron. Në një vazo tjetër dallohej një figurë mitike, ndoshta Herkuli.


