Foto/ Ja se si po festohet 1 qershori në kryeqytet

162409eb-ce79-47d6-9036-86565808bd75-1.jpg

Organizime të shumta janë menduar për festën e 1 qershorit ditën e sotme në kryeqytet.

Sheshi ‘Skënderbej’ është mbushur me lodra të shumta për fëmijë, të cilët kanë shumë opsione për tu argëtuar.

Gjithashtu në dispozicion është vendosur edhe Panairi i Mjedisit, ku fëmijët do të kenë mundësinë të informohen më tej.

Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion edhe biçikleta por edhe aktivitete të tjera për fëmijët.

Ndërkohë, më poshtë gjeni disa imazhe nga festa e 1 qershorit./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303