Disa pamje kanë dalë nga banesa e 30-vjeçares Marsida Qatja në Kavajë, ku ndodhi edhe një krim pasioni.
Nga ngjarja, mbeti i vdekur ish i dashuri i Marsidës dhe u plagos i dashuri i ri i saj, polici Bledar Toçi.
Mbi tavolinën e shtëpisë është gjetur një kartë telefoni për të ndarë në viza drogën, lugë gjelle, si edhe çakmak.
Dyshohet se Marsida Qatja bashkë me tri burrat kanë konsumuar kokainë para se të ndodhte krimi i pasionit.
Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.


