Foto/ Kthehet nga Berlini, Rama shfaqet tejet i lodhur në avion

Kryeministri Rama është shfaqur i lodhur teksa është kthyer nga Berlini, pas një qendrimi treditor në Gjermani.

Vizita duket të ketë qenë jo dhe aq e qetë për Ramën, kryesisht për shkak të presionit dhe kushteve të reja që i kanë vënë autoritet e vendit më të rëndësishëm në BE, lidhur me hapjen e negociatave. Rama shfaqet në avion,  ndërsa në krahun e tij duket dhe i biri Zaho.

Kushtet e reja, kanë të bëjnë kryesisht me zgjedhjet, me çështjet që kanë dalë për manipulimin e atyre të 2017 dhe statusi i atyre të 30 qershorit.

Rama takoi në Berlin kancelaren Merkel, por sipas njoftimit që bëri pala gjermane, besohet se ka qënë një bisedë e ftohtë, ku ajo nuk ka dhënë një premtim për të hapur negociatat.

Vendimi do të merret nga Bundestagu në fund të tetorit dhe pritet të jetë një ‘Po’, por me shumë kushte. Shumë kushte dhe të vështira për qeverinë, e cila më së pari duhet të zgjidhë krizën e brendshme politike.