Andi Maloku ndërroi jetë pasdite e sotme në spital pas plagëve të shumta të marra nga atentati që iu bë prokurorit Arjan Ndoj.
Raportohet se 30-vjeçari ishte nga Fushë-Krujë dhe ishte shoferi i prokurorit.
Por për Andi Malokun plumbat kanë rezultuar fatale. Ai kishte dy plagë të rënda, një në shtyllën kurrizore dhe një tjetër në mushkëri, çka i shkaktuan vdekjen sot, 6 ditë pas atentatit.


