FOTO / Shikoni çfarë ka nxjerrë deti në bregun e Sarandës…

Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Por deti me dallgë ka nxjerrë në breg edhe “masakrimin” që qytetarët i bëjnë mjedisit, mbeturina të ndryshme, deri tek trungjet e pemëve.

Mbetjet në plazh kanë ardhur kryesisht nga lumi Bistrica.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës, mesatare dhe intensive në pjesën më të madhe të Shqipërisë, situatë që do të vazhdojnë deri vonë në mbrëmje, ku pritet një përmirësim gradual në të gjithë vendin.

Megjithatë, temperaturat do të ulen me 2°C, ndërsa maksimumi do të arrijnë deri në rreth 20°C.