fbpx

Foto/ Snajperistët përhapin zjarr në mes të detit, ja ç’po ndodh

anije-greqi-720x450.jpg

Një operacion i madh po ndodh në këto momente në ujërat detare të Greqisë.

Një gomone e nisur nga Shqipëria e mbushur me drogë, e cila ka destinacion Turqinë, është pikasur në Mitilini.

Momentalisht po marrin pjesë 10 skafe të policisë greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter i policisë greke.

Policia turke ka bllokuar futjen e gomones me 3 persona në ujërat e tyre. Gomonia është rikthyer në ujerat greke dhe po tenton ardhjen përsëri në Shqipëri. Snajperistët nga helikopteri kanë qëlluar disa herë por gomonia vazhdon të lundrojë.

Burime nga policia greke deklarojnë se është arritur të kapet njëra prej gomoneve më herët pasi trafikantët kanë pasur dy gomone. Ndërkohë po ndiqet tjetra.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303