Pas ngjarjes së ndodhur te kodrat e liqenit, ku pas polemikave të jashtëzakonshme që krijoi u dhunua dhe u thye një pjesë e memorialit turk tek Kodrat e Liqenit.
Policia është vënë në lëvizje për zbulimin e autorëve. Në foton e mëposhtme të sjellë nga Balkanweb shikohet se si autori është kapur nga kamerat e sigurisë, në zonën e “Liqenit Artificial”.
Policia ka sekuestruar kamerat dhe ka zbuluar fytyrën e agresorit, i cili është parë pranë vendit të ngjarjes në orët e para të 30 gushtit, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i tij.


