fbpx

FOTOJA/ Shikoni si Veliaj bën propagandë për gjoja solidaritet për të prekurit nga tërmeti

erion-veliaj-1-701x459.jpg

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit në vend shkaktuan mbi 100 persona të plagosur me lëndime të lehta si dhe dëme të shumta materiale, në ndërtesa, apartamente, shtëpi banimi dhe objekte të tjera, kryesisht në qytetin e Durrësit, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit dhe në Tiranë.

Lidhur me tërmetin e fuqishëm, ka reaguar edhe Erion Veliaj, i cili pasi “iu qau hallin” për dy muaj rresht banorëve të kryeqytetit për mungesën e ujit të pijshëm, së fundmi ka vendosur të shprehë “gatishmërinë” e tij ndaj të prekurve nga tërmeti.

Veliaj ka publikuar në faqen e tij të “propagandës” në “Facebook”, se tek Bashkia e Tiranës është ngritur një pikë ndihmash për të prekurit nga tërmeti i djeshëm.

Që Veliaj e përdor propagandën e tij thuajse në çdo postim dhe dalje të tij në media, kjo nuk përbën diçka të re, por që të përdorësh propagandën edhe në një fatkeqësi natyrore si kjo, është vërtet diçka e neveritshme dhe fyese ndaj qytetarëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303