Vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie ka shkaktuar protesta masive në pothuajse gjithë vendin.
Në kryeqytet po zhvillohet që prej orës 18:00 protesta e tretë radhazi.
Pavarësisht protestuesve të shumtë, tubimit të sotëm i është bashkuar edhe deputetja Rudina Hajdari.
Nga fotoja e siguruar për Real News, duket deputetja Hajdari e cila po bisedon me një grup djemsh të rinj.


